Fajdet, burim i kriminalitetit

606

Rikthimi i dhënies së parave me fajde në Shqipëri, shihet si një hap prapa dhe rrezik për shoqërinë nga ekspertët e ekonomisë. Selami Xhepa thotë për Vizion Plus se është koha që të ndihet dora e shtetit pasi në këtë veprimtari pastrohen edhe para.

Selami Xhepa: “Në dijeninë time individët qe japin para me fajde nënshkruajnë kontrata ndaj mendoj që avokatet apo noterët që në një lloj mënyre legalizojnë këtë veprimtari të paligjshme duhet ti raportojnë me detyrim pranë institucioneve ligjzbatuese”

Pak ditë më parë në Shkodër u godit një grup që u jepte para qytetarëve, me interesa javore, në përqindje “ të frikshme”. Por ish drejtori policisë kundër krimit ekonomiko financiar Ismail Elezi thotë se ky fenomen ka shtrirje edhe me të gjerë.

Ismail Elezi: “E dini ju se shumë veta kanë kaluar në depresion, kanë kaluar në vetëgjyqësi apo kanë shitur shtëpi e biznese. Ky fenomen prodhon krim. Ka informacion se jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe të tjera ka disa grupe që merren me këtë punë ndaj policia duhet të veprojë”

Krahas grupeve që japin para me fajde, në Tiranë ose ne rrjetet sociale mund të gjesh individë ose dyqane të cilësuara “ pengjesh”. Ne këto pika mund të marrësh para me interesa të larta duke lënë garanci një send më vlerë.