Zjarr në një KZAZ në Bushat, 3 policë të plagosur. Reagon Lleshaj; Probleme edhe në Tiranë

440

Qendra e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve KZAZ në Bushat të Vaut të Dejës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Mendohet se mbështetës të opozitës i kanë vënë zjarrin KZAZ-së që ndodhet tek Shkolla Profesionale Ndre Mjeda.

Mësohet se 3 policë janë plagosur.

Ministri Lleshaj reagoi në Twitter: “Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov. Ligji do të veprojë!