Pengmarrja shqiptare në Greqi, lirohet pengu, arrestohen 5 autorë

325

Autoritetet shqiptare dhe ato greke kanë ndërmarrë një operacion ndërkombëtar I koduar ”Korinthos”, duke arrestuar 5 shtetas të dyshuar si autorë të pengmarrjes së një shtetasi, nga këta 1 i arrestuar në Shqipëri dhe 4 në Greqi.

Policia e Tiranës i dha informacione konkrete palës greke mbi adresën e saktë të vendndodhjes së pengmarrësve dhe mbajtjes së pengut në një fshat në Korinthos në Greqi.

Disa shtetas shqiptarë në këtë zonë, për motive të dobëta kishin marrë peng një shtetas nga Tirana dhe i kërkonin 10.000 euro për ta lënë të lirë.

Shtetasi J.T. mbahej peng nga kater persona, edhe ata shqiptarë, madje të gjithë me banim në Tiranë.

Policia greke mbi bazën e informacioneve të marra nga Policia e Shtetit bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Xh.N. 49 vjeç, H.M. 35 vjeçe, B.M. 41 vjeç, banues në Tiranë dhe shtetasi M.M. 19 vjeç.

Gjithashtu, si rezultat i ndërhyrjes në kohë është bërë i mundur lirimi i pengut, shtetasi J. T. banues në Tiranë.

Po në vijim të operacionit Policia e Tiranës bëri kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

P., 24 vjeç, banues në Tiranë, (bashkëpunëtor)

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë vazhdon punën intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.