Rudina Hajdari: Shembja e banesave akt kriminal, qeveria të anulojë kontratat konçesionarë

320

Deputetje Rudina Hajdari i kërkoi qeverisë që të mos nxitohet me shembjen e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Sipas Hajdarit, fillimisht duhet bërë hetim i plotë mbi ndërtuesit dhe mënyrën sesi I kanë bërë godinat. Të gjithë ata që kanë  abuzuar, tha Hajdari, duhet të shkojnë para drejtësisë.

 

Të mos lejohet nëasnjë mënyrë shembja pa u bërë hetimi i plotë për çdo ndërtesë. Gjëja e parë që qytetarët kërkojnë është procesi i rivlerësimit të banesave. I kërkojmë qeverisë të vërë çdokënd në dispozicion. Shembja është një akt kriminal, cdo godinë përbën provë materiale për hetime penale.Gjithcka ndodhi nuk mund të kalohet pa marrë dikush përgjegjësi.

 

Rudina Hajdari kërkoi gjithashtu që të rishikohet edhe buxheti në funksion të situatës së prodhuar nga tërmeti I madh. Ajo kërkoi që të anulohen kontratat koncesionare dhe cdo para të jetë në shërbim të rindertimit. Njëkohësisht Hajdari I bëri thirrje autoriteteve që të angazhohen më shumë në mbështetje të strehimit dhe ushqimit të personave të prekur nga tërmeti.

 

Jemi në një rast fatkeqësie dhe mendoj se duhet të rishikojmë buxhetin. Duhet të nisim nga anulimi i kontratave koncensionare. Nuk ka më kohë për fjalë por vetëm për vepra.Ajo që mund të bëjmë është të ndihmojmë çdokënd që është i prekur. Sot ka ende nevojë për ushqime, strehim, pavarësisht kontributeve, ndihma nuk ka ardhur në shërbim të barabartë për të prekurit. Shumë familje nuk kanë ndihma, janë ende pa çadra. Ndihmat mos të centralizohen në një zonë. Nuk duhet të lëmë asnjë në rrugë, e asnjë fshat pa prekur.