Lajm i mirë / 15-vjeçarja merr trajtimin e duhur mjekësor

421

Elona, 15-vjeçare e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë është duke marrë trajtimın e duhur mjeksor dhe nën kujdesin maksimal të Profesorëve të klinikës së hematologjisë pediatrike.

Konsullata e Përgjithshme e Repblikës së Shqipërisë në Stamboll, shprehet se është duke e ndjekur rastin në përditshmëri.

“Në vijim të iniciativës së Qeverisë Shqiptare dhe kujdesit personal të Kryeministrit Edi Rama për kurimin e Elonës 15-vjeçare në spitalin Universitar të specializuar Marmara Pendik në Stamboll, Elona është duke marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe nën kujdesin maksimal të Profesorëve të klinikës së hematologjisë pediatrike”, thekson Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Stamboll.

“Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Stamboll është duke e ndjekur rastin në përditshmëri. Duke i uruar Elonës shërim të shpejtë dhe kthim në Shqipëri shëndoshë e mirë ne mbetemi në shërbim të qytetarëvë tanë në çdo rast dhe çdo rrethanë”, shton Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Stamboll.