Para, bizhuteri e sende shtëpiake/ Kapet 23-vjeçari që bënte “kërdinë” me vjedhje

257

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, i cili akuzohet për një sërë vjedhjesh.

Bëhet fjalë për të riun me iniciale E.S., banues në banues në Fushë Mamurras, i cili dyshohet se është autor i tetë vjedhjeve të ndodhura në 6 muajt e fundit.

Ai ka arritur të vjedhjë në banesat e shtetasve të ndryshme bizhuteri, sende shtëpiake dhe miliona lekë.

“Më datë 26.08.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit O. Xh., rreth 30.000 lekë.

Më datë 26.08.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases R. M., rreth 30.000 lekë, 2 aparat celular dhe bizhuteri floriri.

Më datë 15.12.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. L., një laptop.

Më datë 27.11.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit L. P., rreth 30.000 lekë dhe një televizor.

Më datë 19.10.2020, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit Sh. Z., por pasi është pikasur nga pronari i shtëpisë është larguar.

Më datë 10.10.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit T. Gj., rreth 70.000 lekë.

Më datë 13.07.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases A. D., disa sende shtëpiake.

Më datë 13.08.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. C., rreth 3 milion lekë dhe bizhuteri floriri.”