Kërcet arma në ambientin e shkollës, raportohet për të plagosur

128

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të mërkurë në një shkollë fillore në Beograd.

Mediet serbe raportojnë se si pasojë e të shtënave dyshohet të ketë të vdekur dhe të plagosur.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda një klasë në shkollën fillore, ku një 14 vjeçar ka hapur zjarr. I mituri është arrestuar.

Sipas informacioneve jozyrtare, një djalë dhe një vajzë janë dërguar në Qendrën Emergjente.

Disa media kanë deklaruar gjithashtu se mes fëmijëve ka edhe të vdekur, por ky informacion nuk është konfirmuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të ambulancës dhe një numër i madh policësh.