Tue ndjek ndonji flash a moment të fushatës elektorale lokale, e cila nuk dallon prej asaj për zgjedhjet parlamentare, përkundrazi, asht edhe ma e egër në superprovincializmin e vet, bindem gjithmonë e ma shumë se beteja emancipuese dhe civilizuese e njerëzve të opozitës autentike, të mbetun jetim qysh me pluripartitizmin e rrejshëm të shokut Ramiz, nuk asht sall kundër Edi Ramës, por ndaj uzurpatorëve otoman që kanë gllabrue formalisht hapsinën e saj vitale.
Edhe pse në “andropauzën” e vet politike, lidershipi zaptues opozitar, po ia del me nji grup të frustruemish me ba roje “mbrojtëse” në haremin politik të Edi Ramës, tue bllokue, sikur e paskem shkrue në statusin e para dy viteve, filizat e ri të nji brezi politikanësh normal e me vizion e ftyrë njerzore.
Ende mbas 32 viteve, vikatje e gjuhë urrejtjeje, përjashtimi e demek hakmarrje, ndihet nëpër tubimet e tyne elektorale, e njëjta kasetë e randomtë neverie që don me mbajt peng e turullos popullin e lodhun shqiptar. Në vend si me shkue në “rryfestoren e historisë” e me kërkue falje për krimet në qeverisje ndaj shqiptarëve, paturpsia e këtij modeli politikani që ka qeverisë Shqipninë në kto 32 vjet, ka mbrri nivele të frikshme sfiduese ndaj viktimave të veta, nji pjese e tyne, e infektueme me sindromën e stokholmes vazhdon ende me i duartrokit prej hallit të mendjes e zemres.. Lusim Zotin për nji mrekulli e ndryshim kursi në atë vend, me të cilin na lidhë dashnia e sinqertë.
Opinion nga | Nesti ZEFI