Koronavirusi në Shqipëri, 8 të vdekur në 24 orët e fundit, rastet e reja në rritje

214

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2723 testime, nga të cilat janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 563 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 8 pacientë.

Për herë të parë, në raport, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se ka përfshirë të gjitha testimet që kryhen në Shqipëri, në strukturat publike dhe në laboratorët e licencuar.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 367 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.