Infermieri vdes nga COVID-19

202

Koronavirusi i ka marrë jetën një infermieri. Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë njoftoi në “Facebook” se ka humbur jetën Enver Maloku.

Ai ishte i shtruar tek spitali Infektiv, pasi ishte infektuar me COVID-19. Por pavarësisht kujdesit mjekësor, nuk ja ka dalë dot të mposhtë virusin.

“Ndërron jetë nga COVID-19 infermieri i Kirurgjisë Digjestive 1 në QSUT Enver Maloku. Humje e madhe për familjen, por edhe për kolegët dhe pacientët që e njohën. Do të kujtojmë gjithmonë të qeshur dhe të gatshëm për t’i shërbyer pacientëve, ashtu si vetëm ti dije. Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllime të përzemërta familjes dhe miqve të tij. Humbje që na trishton të gjithëve.”