A e dëmtuan PD-në partitë e reja të dala nga demokratët me 25 Prill? Bamir Topi jep përgjigjen e prerë

223

Ish-presidenti Bamir Topi duke u ndalur tek fakti nëse PD-ja u dëmtua nga lëvizjet e reja të dala nga kjo parti tha në ‘Kjo javë’ në ‘News24’ se çdo shkëputje sado minimale të jetë, dëmton.

“Në këtë zgjedhje besoj që jo. Por çdo shkëputjeje, sado minimale, dëmton. Vjen një pikë më pak. Është çështja se askush nuk ka zënë mend, gati janë në luftë personale.”, tha ai.

Edhe këtë herë kemi zgjedhje të kontestuar…opozita flet për blerje të votave. A do të harrojmë të kemi zgjedhje të pakontestuara?
Në momentin që bënit pyetje, unë tentoj që të shkoj në kohë për të parashikuar. S’më rezulton. Jemi futur në një rreth vicioz. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë kalicifikohet pushteti. Politika shkon tek pak njerëz, tek oligarkia. Pjesa tjetër do të jetë gjithmonë larg. Sa me më pak resurse, aq më larg është imazhi i fitores, mbetet mirazh.


Nëse do ju kërkonit që të jepnit kontributin tuaj për PD do pranonit?

Unë jam në politikë dhe nuk kam synime të karrierës. Por jam munduar që të jap mendimin tim edhe kur nuk më është kërkuar nga ata. Këtë radhë që do të jepja këshillë, është për ata që se kërkojnë. Unë jam për marrëdhënie me publikun. Ose futu dhe mos u duk. Kam një mesazh për t’ju dhënë dhe njerëzve. Shumë më takojnë në rrugë e shprehin interesin. Janë të painformuar. Afërsia për të parashikuar në Shqipëri është e dobët. Pse vuan njeriu?! Mungesa e parashikimit. Ti tenton që të shkosh diku, shkon me mjetin e gabuar. Ti mendon se duke pasur në kujtesë se te stacioni i vjetër i trentit është një tren që do të shkojë në Durrës. Atje s’ka asgjë. Mbetesh në tiranë. Një pjesë e së djathtës është me imazhin e një stacioni treni që pret të niset, por është një tren relikë që do të qëndrojë aty, pa lëvizur.