Babai i Klodian Rashës dhuron paratë për shërimin e një vajze

82

Qazim Rasha, babai i 25-vjeçarit të ndjerë, Klodian Rasha  ka vendosur të dhurojë paratë e mbledhura pas vdekjes së të birit për kurimin e një vajze të vogël.

Ai ka bërë një thirrje lutëse, për të mos lënduar nënat e të mos merren më jetë të pafajshme.

Sipas Qazim Rashës, Klodiani çfarë pati e mori me vete, e i ati s’mund të pranoj ndihmat që janë dhënë për këtë të fundit.

“Nuk mund të pranoj t’i fus në shtëpi ndihmat që na kanë dhënë për Klodianit, se ai cfarë pati e mori me vete. Të mundohemi të shërojmë një zemër nëne, një zemër prindi, një plagë. Apeli im është mos lëndoni nëna, mos lëndoni zemra, mos merrni jetë.”– ka thënë babai i klodian Rashës.

Fjala e Qazim Rashës:

Ju falënderoj që ndatë dhimbjen bashkërisht për djalin tim. Dhimbja e djalit tim është dhimbja e gjithkujt, është fatkeqësi e rëndë, është një bombë që nuk përjetohet, por mua më ra përpjesë. Mendova që pjesën time, për interesimin që bënë për djalin tim, që u munduan të ma lehtësonin dhimbjen, duke qenë se në shtëpinë time shumë njerëz kanë ardhur për të kontribuar për shpirtin e Klodianit, të mund t’ua kthej këtë në një gëzim. Nuk mund të pranoj t’i fus në shtëpi ndihmat që na kanë dhënë për Klodianit, se ai cfarë pati e mori me vete. Të mundohemi të shërojmë një zemër nëne, një zemër prindi, një plagë. Apeli im është mos lëndoni nëna, mos lëndoni zemra, mos merrni jetë. Duke falënderuar babain e artistit Noizy, kam vendosur t’ia dhuroj paratë vajzës, që po dergjet. Të gjitha ndihmat për Klodianin t’i kalojnë shërimit të asaj vajze. Zoti e shëroftë. Plagë të tilla mos përjetoftë askush.