Taulant Xhaka i propozon në gjunjë së fejuarës, së shpejti do të ketë dasmë.

385

Njësoj si i vëllai, Granit Xhaka edhe Taulanti ka vendosur t’i propozojë në gjunjë të fejuarës së tij, Arbnorës. Çifti kanë publikuar një foto mjaft romantike, ku shfaqen së bashku në këtë moment kaq të bukur në jetën e tyre.

Ata mesa duket kanë vendosur të martohen dhe propozimi ishte hapi i fundit drejt dasmës. Taulanti në këtë foto duket mjaft i lumtur, ndërkohë Arbnora shfaqet e emocionuar nga ky propozim kaq i bukur.

Është ëndrra e çdo vajze që mashkulli që ajo dashuron t’i ulet në gjunjë dhe t’i propozojë martesë. Arbnora është një vajzë më fat.

Çifti u fejuan një vit më parë dhe më siguri dasma është shumë pranë. Nga ana tjetër, Graniti, vëllai i Taulantit do të bëhet së shpejti baba. Shumë lajme të bukura në familjen Xhaka përveç futbollit.