Një grua 38 vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet I.A.
Sipas informacionit policor, 38 vjeçarja ka tentuar të ndezë pompën e ujit teksa ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, duke kryer hetimet për sqarimin e rrethanave.