Azilkërkuesit, Raporti: Shqiptarët të tretët pas kolumbianëve

341

Vendet e Bashkimit Europian po përballen me një valë gjithnjë e në rritje të numrit të azilkërkuesve. Në muajt e parë të vitit 2019 mijëra njerëz kërkuar azil ne vendet e BE

Autoriteti Europian i Azilit në raportin e fundit thekson se kërkesat vazhdojnë të rriten, dhe shifër rekord mbajnë azilkërkuesit kryesisht nga vendet e Amerikës Latine.

Vendin e parë e mbajnë azilkërkuesit nga Venezuela dhe shkaku kryesor mbetet kriza politike dhe ekonomia në rënie. Vetëm në 4 muajt e parë të 2019, janë regjistruar 206.500 kërkesa për azil, krahasuar me 179.000 në të njëjtën periudhe te vitit te kaluar.

Kolumbianët gjithashtu kanë shënuar një rritje të numrit të kërkesave brenda pak muajsh, duke shkuar ne 32% nga 2551 kërkesa të paraqitura vetëm në muajin shkurt.

Ndërsa Shqipëria renditet e treta, e më pas vijnë azilkërkuesit nga Siria. Në raportin e fundit theksohet se numri i shqiptareve, boshnjakeve dhe serbeve qe synojnë vendet e BE është ne rritje pavarësisht refuzimit te kërkesave per azil.