Andresa lajmëron: Nëse Zoti do, në fund të vitit…

523

“Geraldina Sposa” organizoi disa ditë më parë eventin e përvitshëm të fustaneve të nusërisë, e cila ishte kuruar në detaje nga Marcela Lati dhe Armand Peza.

Sfilata kishte koleksionin e fustaneve të disa prej brendeve më të njohura botërore, ku patjetër më shumë magji i dhanë edhe vajzat e njohur të ekranit të cilat i mbanin veshur.

Një ndër modelet që sfiloi në pasarelë e veshur si nuse ishte edhe Andresa e “E Diela Shqiptare” e cila në një intervistë të shkurtër me Superkunjin e emisionit “Thumb”, ndër të tjera na tregoi një lajm surprizë.

“Edhe pak kam një surprizë. Në fund të vitit…”-thotë Andresa e qeshur e cila duket se nuk dëshiron të zbulojë më shumë.

Por, me insistimin e Superkunjit, krahu i djathtë i Gjebreas në “Telebingo Shqiptare” është dorëzuar duke dhënë lajmin e mirë dhe të shumë pritur prej saj, të cilin ajo e cilëson edhe si një surprizë për të gjithë shqiptarët.

“Një surprizë për shqiptarët. Në fund të vitit, nëse Zoti do, unë marr nënshtetësinë shqiptare.”- ka treguar Andresa për herë parë në mikrofonin e “Thumb”.

Brazilianja aq e dashur për shqiptarët po bën tashmë 9 vite që jeton dhe punon në Tiranë, duke u cilësuar edhe si partnerja televizive që ka qendruar më gjatë krah Ardit Gjebreas.