Vajza e Majlinda Bregut, në altar me Erik Fullanin? (Foto)

530

Vajza e ish-deputetes Majlinda Bregu pohoi pak kohë më parë se gjendej në një lidhje dashurie me djalin e ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Ajo reagoi pas disa thashethemeve që qarkulluan në rrjete sociale, se lidhjes së fshehtë tashmë i kishte ardhur fundi.

Mirëpo gjërat mund të kenë mbërritur në një tjetër stad. Kejda ka postuar së fundmi në Insta Story një foto intriguese ku shfaqet një çift me fytyra të prera, të veshur si nuse dhe dhëndër.

Mos ndoshta vallë Kejda dhe Eriku janë martuar në fshehtësi? Apo thjesht bëhet fjalë për një provokim nga ana e vajzës së ish deputetes? Gjithçka mbetet për tu parë.