Shpërthen në flakë skafi, panik në plazh.

365

Një skaf ka marrë zjarr mesditën e sotme në sy të qindra pushuesve në Borsh të Himarës. Referuar burimeve nga vendngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të pjesshme materiale.

Sipas informacionit policor, mjeti lundrues, që është në pronësi të shtetasit me inicialet M.V, ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Veprimet proceduriale për sqarimin e rrethanave vijojnë.