Ka ndodhur dje në darkë, i ndjeri ka 12 orë që ka qëndruar aty pa e prekur njeri

74

Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Kombit, ku sipas një qytetari mësohet se një person ka humbur jetën.

Siç shihet edhe nga pamjet, drejtuesi i makinë së kthyer përmbys ndodhet i shtrirë në një fushë. Qytetari shkruan se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, por i ndjeri është gjetur ditën e sotme.

Prsh joq aksident ne rrugen e kombit qe mbrem edhe njeriu aty i vdekur ska as polic as ambulanca njeriu i aksidentuar ka dal nga makina po ka gjetur vdekjen gjate nates ka qendruar mbi 12 ore shkruan një qytetar për JOQ.