Parashikimi i motit, ja zonat ku pritet që pasdite të ketë reshje shiu

415

Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellimet dhe vranësira të herë pas-hershme.

Më të dendura vranësirat paraqiten në ekstremin verior dhe rajonin perëndimor.

Pasditja sjell shtim të vranësirave duke gjeneruar shira në dy ekstremet veri – jug.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por konstante do te qëndrojnë vlerat maksimale ditore duke u luhatur nga 1°C mëngjesi në zonat malore deri në 20 °C mesdita në bregdet.

Era do fryjë mesatare në tokë deri dhe e fortë në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor për pasojë në det gjenerohet në det dallgëzim 3 ballë.