Një aksident i rëndë ndodhi rreth mesnatës mbrëmjen kaluar në Itali.
Një emigrant shqiptar ka përplasur për vde kje dy punëtorë italianë, që po punonin për sinjalizimin rrugor të autostradës, në një kantier
Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në kilometrin e 9 në autostradën A14, në afërsi të Bolonjës
62-vjeçari shqiptar ka qenë duke drejtuar mjetin e tij, kur ka humbur kontrollin, duke shkatërruar gardhin rrethues të kantierit dhe përplasur për vdekje punëtorët Antonio Pizutelli, 38 vjeç, dhe Salvatore Vani, 45 vjeç.
Të dy italianët kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa shqiptari po hetohet për vr asje të qëllimshme.