Ajola Xoxa me të birin nuk është dukur asnjëherë më e ëmbël se kaq

911

Pjesëtari më i vogël i familjes së Ajolës dhe Erionit, sigurisht që është vëmendja më e madhe dhe motivi se pse festat këtë vit do të trokasin ndryshe në shtëpinë e tyre. Dhe si në çdo familje tjetër, ata janë kujdesur që të bëjnë zbukurimet, bredhin e dekorin festiv, gjë të cilën na e zbuloi vetëm pak minuta më parë Ajola.

Për herë të parë, ajo postoi një foto me të birin Kajan në krahë, ndërsa lumturia i lexohet qartë në portret. Një foto kaq e ëmbël, ndërsa mami Ajola shkruan në të: “Dy muaj me këtë qiell të vogël”!

Dhe nënë e bir duken kaq bukur në këtë foto!