Kamioni përplas biçikletën, humb jetën një person në Korçë

335

Një person ka humbur jetën pasditen e kësaj të marte si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në unazën e Korçës

Ngjarja ka ndodhur në aksin Korçë-Drenovë, ku një person që po lëvizte me biçikletë është përplasur me një kamion

Informacionet paraprake bëjnë me dije se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën në spital drejtuesi i biçikletës ish çiklist i ekipit të Skënderbeut.