Sulmi ndaj Ernest Gjokës, Asmer Bilali në gjykatë si dëshmitar

672

Pesë ditë pas vrasjes së babait dhe xhaxhait, Asmer Bilali është transferuar sërish nën masa të forta sigurie në qytetin e Shkodrës.

Ai është dëshmitar në procesin gjyqësor që po zhvillohet për tentativën e vrasjes së ish trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Dëshmia e Bilalit në këtë proces ka të bëjë me faktin se dy të akuzuarit për sulmin ndaj trajnerit Gjoka, Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenja, kanë përdorur automjetin e Asmerit për t’u larguar nga fusha stërvitore.

Në dëshmi, Asmeri ka deklaruar se nuk e kishte idenë se për çfarë u duhej makina dy shokëve të tij, ndërsa i ka kërkuar gjykatës që t’i lirojë pasi edhe vetë i dëmtuari Ernest Gjoka i ka falur.