HËNGRËN DREKË NË OHËR, TURISTËT THËRRASIN POLICINË KUR SHOHIN FATURËN

346

Disa turistë janë përballur me një situatë të pazakontë gjatë qëndrimit në qytetin e Ohrit në Maqedoni. Ata kishin shkuar për të drekuar në një lokal ndërsa pasi kanë përfunduar së ngrëni, fatura ka qenë një surprizë e cila i ka lënë të shokuar.

Ajo ka qenë e vlerës 50.000 denarë apo 833 euro. Pas kësaj turistët kanë debatuar me kamarierët. Duke menduar se po u bëhet ndonjë mashtrim për shkak se janë të huaj, turistët kanë thirrur policinë.

Në fund, turistët paguan 660 euro dhe u larguan me përshtypjet më të këqija.

Turisti Johannes Reich shkruan në rrjetet sociale se ai dhe tetë miqtë e tij ishin ulur në një restorant për drekë, dhe 7 prej tyre porositën peshk, sallatë dhe perime që ata t’i ndanin. Turisti thotë se ata sollën edhe gjëra që nuk i kishin porositur

Ne ishim një grup prej nëntë personash dhe patëm një përvojë shumë të pazakontë në këtë restorant. Kur u ulëm, ata na thanë që kishin troftë të freskët nga liqeni, kështu që shtatë nga ne porositën disa peshk, të tjerët sallatë dhe perime për t’i ndarë. Porositëm birrë dhe verë të kuqe për të pirë.

Në fillim ata na sillnin shumë më tepër sesa kishim porositur, dhe ata gjithashtu nuk na treguan se sa peshq do të sillnin.

Kur mbërriti fatura pamë që ata na kishin dhënë verën më të shtrenjtë (një shishe prej 1500 denarë), dhe kishte gjëra që ne nuk i porositëm dhe nuk i morëm.

Por ajo që u bë problematike ishte që ata pretendonin se na kishin shërbyer 12.5 kg peshk për shtatë persona, madje pa na pyetur sa donim. Në fund ata na dhanë një faturë mbi 50,000 denarë shkruan turisti.