Shifrat marramendëse që marrin VIP-at për një postim të vetëm në Instagram.

406

Fshehja e numrit të pëlqimeve nëpër foto po shqetëson shumë modele e influencuese në Instagram, por e dini kujt nuk po i bën aspak përshtypje? Kylie Jenner me shoqe.

Sipas listës së përvitshme që llogarit përdoruesit më të paguar në Instagram, përpiluar nga Hopper HQ, Kylie Jenner fiton 1.2 milionë dollarë për një postim të vetëm. Mesatarisht, çmimi për një reklamë në Instagramin e Kyliet kushton $1,266,000, një rritje nga vjet që kushtonte rreth 1 milion dollarë.

E dyta në radhë është Ariana Grande, që mund të kërkojë 996,000 dollarë për postim nëse do të donte. Por këngëtarja nuk bën reklama në rrjetet sociale si puna e Kardashianëve. Dhe meqë jemi te familja më e famshme në botë. Kim, që është gjithashtu në listë, kërkon 991,000 dollarë për postim.

Për sa i përket influencueseve të Instagramit, vlen të përmendet Lele Pons, që kërkon 144,000 dollarë për postim.