Genta Ismajli zbulon datën e dasmës me biznesmenin turk.

287

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli ka dhënë një intervistë për Revista Who me gazetarin Eraldo Rexho. Ajo ka rrëfyer të pathënat e lidhjes së saj me biznesmenin turk Hysen Usta.

Dyshja janë takuar një vit më parë, gjatë një darke me miq të përbashkët në Kosovë. Lidhja e tyre ecën me hapa shumë serioze dhe Genta ka treguar se bisedojnë shpesh për pjesën e martesës. Ajo tha se po pret propozimin e Ustas dhe ndoshta vitin tjetër kemi dasmë.

E bisedojmë shpesh pjesën e martesës. Do kisha deshirë të realizohej në datën 25 shtator ditëlindjen e tij pasi në atë date nisi gjithçka. Megjithatë unë ende po pres propozimin e Ustës ndoshta vitin e ardhshëm kemi dasmë, u shpreh Genta.

Këngëtarja ka treguar se e ka prezantuar partnerin me familjen, ndërsa me familjarët e Ustas nuk është njohur akoma live. Ato kanë komunikuar me video. 

Familjen e ka në Marash afër Stambollit nuk e ka në Zvicër. Nuk i kam takuar akoma por përmes videove kemi biseduar dhe jemi njohur. Ndërsa familja ime me Ustën është takuar mami im flet edhe turqisht dhe ishte një përkthyese në fillimet e mia me Ustën. Mami im ka qenë arsyeja që jemi lidhur edhe më shumë, tha ajo.