Roberti i përgjigjet deklaratës së Patrisit në ‘Xing me Ermalin’

598

Patrisi foli për herë të parë për çështjen Tuna-Robert, në emisionin “Xing me Ermalin”, ditën e shtunë. Ai u shpreh se secili ka të drejtë të thotë mendimin e tij, por vëllai ka vendin e vet, gruaja ka vendin e vet.

“Për mua është e rëndësishme Tuna dhe djali im Tiani. Këta janë dy njerëzit më të rëndësishëm në jetën time. Me gjithë respektin që kam për çdo anëtar të familjes kisha pasur dëshirë që secili të shikojë punët e tij. Të shikojë vetëm deri tek pragu i shtëpisë së tij, edhe mos të dalë prej saj”, -tha Patrisi në “Xing me Ermalin”, ku po ashtu përmendi edhe shprehjen “Vëllau është si shkjau”. Ndërsa Roberti pati mundësi të fliste për këtë deklaratë ditën e sotme në emsionin “Rreze dielli”.

Janë disa thënie të këtij tipi në Kosovë dhe e kam menduar si shaka duke qenë se e njoh Patrisin shumë mirë dhe është çun shumë i mirë dhe pozitiv. Patrisi e tha atë që duhet thënë. Mua m`u dukën shumë mirë aty dhe shpresoj që t’i shoh gjithë jetës mirë. Secili ka familjen e vet. Nuk jam mërzitur. Unë e di të vërtetën, di sa jemi të lidhur familjarisht ne të Berishajve. Të gjithë e dinë, madje ka disa komente aty në ‘Youtube’, njerëz që më njohin mua më herët, se çfarë kam bërë për familjen e vëllain. Të gjithë duhet të bëjmë për familjen sigurisht. Kështu që, unë besoj që e vërteta gjithmonë del. Ndoshta kam bërë gabim dhe unë që kam folur dhe ata që e kanë dhënë intervistën. Unë i uroj shumë sukses, shëndet djalit të tyre dhe besoj me kaq të mbyllet çdo muhabet”, -është shprehur Roberti.

Pra, pas gjithë këtyre deklaratve, Roberti na la të kuptonim që dëshiron më të mirën për vëllain dhe nipin e tij dhe shpreson që kjo çështje të mos diskutohet më.