Spiropali paralajmëron Vokshin: Do përgjigjesh në gjykatë për shpifjet

77

Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin Elisa Spiropali nuk e ka vonuar shumë përgjigjen për Albana Vokshin në lidhje me akuzat e kundërakuzat për raportin e OSBE ODIHR.

Ministrja Elisa Spiropali nëpërmjet një statusi ne Facebook shkruan se banaliteti ulëritës i Vokshit nuk mund të mbulojë mendjelehtësinë e Bashës.

Ajo shton se Albana Vokshi do të përgjigjet në gjykatë për akuzat që ka bërë.

Banaliteti ulëritës i Albana Vokshit nuk mund të mbulojë mendjelehtësinë proverbiale të Lulzim Bashës. Albana do të përgjigjet në gjykatë për akuzat e saj trashanike, kurse shefi i saj Luli, ka përpara gjyqin e votës së cilës i trembet si djalli temjanit.