Rreth- rrotullimi i ‘mallkuar’, humb jetën 31 vjeçari.

394

Një tjetër aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan Tiranë në afërsi të TEGut, ku një mjet është përplasur me bordurat e rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 31 vjeçari me inicialet B.M.

Nga informacionet e para bëhet me dije se 31 vjeçari ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me bordurat tek rreth rrotullimi i TEGut, vend në të cilin kanë ndodhur edhe aksidente të tjera me pasojë vdekjen e disa personave.

Në po të njëjtin vend në datë 16 qershor për shkak të shpejtësisë një automjet u fut përmes rreth rrotullimit dhe u përplas me bordurën dhe për pasojë humbën jetën tre pjesëtarë të një familjeje dhe një tjetër mbeti i paralizuar.