Makina përplas për vde’kje një vajzë

335

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Maliq.
Raportohet se viktimë ka mbetur një vajzë 21-vjeçare, trupi i pajetë i së cilës ndodhet ende në rrugë.

Aksidenti është shënuar në afërsi të fshatit Vloçisht, ndërsa policia raporton se e reja është shtypur nga një mjet i tipit “Toyota”, që drejtohej nga një 73-vjeçar grek.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht, shtetasi grek P.B, 73 vjeç, banues në Greqi, duke drejtuar një mjet tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen S.Xh, rreth 21 vjeçe, banuese në Leminot, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.