Konfirmohet viktima e parë shqiptare nga tërmeti në Turqi (EMRI)

245

Konfirmohet viktima e parë shqiptare në tërmetin e fortë që goditi Turqinë ditën e premte.

Bëhet fjalë për 62 vjecare nga Prishtina e cila jetonte në Izmir bashkë me djalin e saj.

Nënë e bir u gjeten nën rrënoja në një ndërtese të shembur në Izmir.

Por nëse gruaja Nazmije Dograyan fatkeqësisht kishte ndërruar jetë nën rrënoja, djali i saj adoleshent ndodhet në spital në gjëndje të rëndë.

Për momentin nuk ka raportime për të tjerë shqiptare që kanë humbur jetën apo janë plagosur nga tërmeti me magnitudë 6.6 ballë në Izmir.