Rama duhet shkulur me gurë dhe pushkë!

351

Pedagogu Mark Marku ka bërë një paralajmërim të frikshëm mbrëmjen e sotme gjatë emisionit ‘Opinion’. Duke folur në emision, Marku u shpreh se Rama kërkon të fshijë provat e krimeve të tij, duke bërë diçka më të madhe: të çojë popullin në luftë, në konflikt civil.

“Rama kërkon të çojë vendin në luftë që të shkatërrojë të gjitha provat për krimet e tij. E them me bindjen e plotë. Sepse kur zhytesh kaq shumë në krim e korrupsion, do të kërkosh diçka më të madhe që ti fshish. Dhe lufta, konflikti civil është diçka shumë më e rëndë.

Jam i bindur që Edi Rama kërkon të çojë vendin në luftë dhe në përplasje civile pasi kjo gjë është më e rëndë se sa krimi dhe korrupsioni tij. Në këtë mënyrë ai fshinë të gjitha provat dhe krimet që ka bërë në 6 vite në regjimin e tij” u shpreh Mark Marku.
Pedagogu përfshi në debat të ashpër edhe me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. “Këta janë bërë aq arrogantë sa duhen larguar me gurë. Vijnë në studio e bëjnë arrogantin.

Ju duheni shkulur me rrënjë se të vidhni, të vrisni, të fyeni dhe vini në studio na bëni arrogantin. Me gurë e me armë duhet të shkuleni nga pushteti se na e keni sjelle në majë të hundës

tha Mark Marku.