Thirrja e vogëlushëve: Boll, mos hidhni më mbeturina, kemi frikë të lahemi në det.

347

Në një video sensibilizuese që po bën xhiron e rrjeteve sociale shfaqen disa fëmijë të cilët shprehen se janë të shqetësuar dhe nuk lahen dot në det për shkak të mbeturinave që hedhin njerëzit.

Dhe në fakt fëmijët kanë të drejtë në atë që thonë, plastikës i duhen 1 mijë vite që të riciklohet duke ndikuar kështu në ekosistemin në tokë dhe det.

Gjithçka fillon nga ne, fillon nga ty, fillon me dhënien e shembullit të mirë tek brezi i ri dhe për brezin e ri, që të rriten të sigurt dhe të shëndetshëm. Fillo tani. Mos humb kohë! Të kujdesemi për planetin tokë.