Shpjegimi i simboleve që njerëzit shohin më së shumti në ëndërr.

360

Dega e shkencës që merret me studimin e ëndrrave quhet onirologji, në greqisht oniro dmth ëndërr dhe logos dmth fjalë ose mësim, dije. Ëndrrat janë përjetimi i shikimit të pamjeve, dëgjimit të tingujve, apo ndijimeve të tjera në gjumë.

Njerëzit janë magjepsur prej ëndrrave shekuj më parë dhe poetët, filozofët i kanë interpretuar ato si fantazi romantike ose si manifestime të anës më të errët të natyrës njerëzore. Ëndrra mund të shkaktojë përvoja dhe ndijime të ndryshme të fuqishme, si p.sh. kënaqësi, pikëllim, frikë, makthe etj.
Për të analizuar një ëndërr, nevojitet të përqëndrohemi tek elementët ose simbolet e veçanta dhe më poshtë do trë njiheni me interpretimin e simboleve të ndryshme.

Kutitë: Mister, Sekret dhe Zhgënjim
Një kuti bosh do të thotë që ju do të zhgënjeheni për diçka në jetën tuaj. Nga ana tjetër, një kuti e hapur do të thotë që ju duhet të flisni me dikë për diçka që ju shqetëson.

Të biesh nga lartësitë : Humbja e kontrollit, Risk, brengë. Frika e dështimit në jetën reale është pasiguri në ëndrrat tuaja. Ndjenja e rënies tregon se ju keni humbur kontrollin mbi disa gjëra.

Macet: Spiritualitet, feminilitet dhe forcë. Mendja juaj po ju thotë se ju jeni të fortë. Nuk ka asgjë që mund t’ju shkatërrojë në këtë moment.

Dhëmbët: Shëndeti, Plakje. Duhet të keni kujdes me shëndetin tuaj dhe me regjimin ushqimor pasi dhëmbët lidhen drejtëpërdrejtë me plakjen e organizmit.

Milingonat: Punë e vështirë, Suport, dhe Nervozizëm. Milingonat në ëndërr simbolizojnë lidhje të fortë dhe marrëdhënie të shëndetshme me të dashurit tuaj. Megjithatë kini kujdes nga disa persona që ushtrojne presion mbi ju për t’ju hapur probleme.

Ujë : Pasiguri, rrezik, dhe ambicie

Fluturim: Liri, kurajo dhe pozitivitet.Nëse keni fluturuar në ëndërr, kjo do të thotë që ju jeni në prag të marrjes së një vendimi të madh që do t’ju lirojë.

Rrugët: Udhëtim, Fat, dhe Thjeshtësi

Baltë: Mobilizimi, Shqetësim
Ju jeni të shqetësuar në lidhje me diçka. Kjo do të thotë që ju jeni të mbërthyer në një situatë dhe nuk dini se çfarë rruge të merrni.

Ngjyra Gjelbër: Shërim, Dashuri dhe Pasion. Nëse shihni këtë ngjyrë në ëndërr do të thotë që gjërat po ju shkojnë shumë mirë në jetë.