Kongresmeni Amerikan Engel: Kosova të fitojë liberalizimin e premtuar të vizave

437

Kosova duhet të marrë diçka në këmbim të detyrave të shtëpisë që i kërkohet të kryejë. Kështu u shpreh kongresmeni amerikan Eliot Engel gjatë qëndrimit në Bruksel.

Engel kujtoi se Bashkimi Europian i kishte premtuar vendit liberalizimin pas demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. “Liberalizimi i vizave nuk ka ndodhur ende dhe kjo është frustruese”, thotë Engel.

Sipas tij, Kosova po kupton se nuk fiton asgjë nëse i realizon me sukses kërkesat e ndërkombëtarëve dhe ky është një problem. Engel shtoi se edhe Qeveria e Serbisë duhet të ndryshojë qëndrim dhe të heqë dorë nga përpjekja për të penguar Kosovën t’i bashkohet organizatave ndërkombëtare, si UNESCO dhe Interpol.