Shëmtimi i Heronjve të Kombit/ Kritika të forta për shtatoret e vendosura në Prizren

36

Vendosja e dy shtatoreve, e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe atij te luftës së Kosovës Adem Jashari në Prizren për ditën pavarësisë rikthejnë debatin e përçudnimit që po i bëhet figurave historike në përjetësimin e tyre në vepër arti. Edhe në debatin me të fundit për vlerat artistike që mbartin këto dy shtatore, për artistët nga Shqipëria dhe Kosova ato janë shëmbëlltyra e paaftësisë për të vlerësuar figurat të rëndësishme të identitet kombëtar.

PROF. ASC. ARDIAN ISUFI 

ARTIST, DEKAN I FAKULTETIT TE ARTEVE PAMORE

“Ka një marrëzi estetike përsa i përket autorëve që i kanë realizuar, por ka edhe një marrëzi kolektikve që lidhet me institucionet që i kanë pranuar ato momumente që janë bërë për pikë të hallit dhe për turp kombëtar përsa i përket anës estetike dhe historike.”

FAHREDIN SPAHIJA 

ARTIST, ISH DREJTOR I GALERISE SE ARTEVE, KOSOVE

“Zhgënjyese kur sheh figura të shëmtuara deri në atë masë të dy personaliteteve që janë shumë të rëndësishme për gjithë historinë kombëtare.”

Më shume se te vetë realizuesit e këtyre dy shtatoreve, Isufi dhe Spahija, problemin e shohin te zhdukja e mirëfilltët e konkurseve.

FAHREDIN SPAHIJA 

ARTIST, ISH DREJTOR I GALERISE SE ARTEVE, KOSOVE

“Ato jepen përmes një dere të vogël tek njerëzit që kanë lidhje.”

PROF. ASC. ARDIAN ISUFI 

ARTIST, DEKAN I FAKULTETIT TE ARTEVE PAMORE

“Nuk ka nevojë që të mbahemi me konkurse që i bëjnë në fshatra, komuna apo qyteza të vogla, duke marrë personazhe të komisioneve apo të këshillimit, që janë edhe ata në vetvete një banalitet e një mediokritet. Duhet të ketë një konsulencë edhe përtej Shqipërisë.”

Me këtë qasje të shëmtuar ndaj skulpturës publike, për profesionistët e arteve pamore, dëmi është i shumfishte.

E kaluara njeh disa raste te heqjes së shtatoreve, busteve apo veprave të tjera pasi ato janë kritikuar. Ardian Isufi dhe Fahredin Spahija janë të një mendimi, është koha që siç thonë ata mishërime të tilla të shëmtuara t’i nënshtrohen një gjykimi të profesionistëve.