Vetëvrasjet, Pipero: Sot një paciente më tha do hidhem nga kati i 3-të

102

Mjeku Infeksionit në QSUT, Pëllumb Pipero ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë.

Pipero theksoi se deri më tani situata është nën kontroll dhe pse numri i rasteve të reja me COVID-19 ditët e fundit është rritur.

Ai u ndal dhe tek rastet e vetëvrasjes së pacientëve me COVID, duke treguar eksperiencën e tij me një paciente që sot e kishte kërcënuar se do të hidhej nga kati i tretë nëse nuk do e nxirrte nga spitali.

“Sot në mëngjes duke bërë vizitën një paciente që praktikisht ishte për të dalë dhe ka dalë sot nga spitali e shëruar më tha nëse nuk më nxirrni për 10 minuta nga spitali do të hidhem nga kati i tretë. Pritshmëria e pacientit në spitalin COVID është ndryshe, i mungon familjari, ka raste që dikush humb jetën dhe e kanë në dhomë dhe e përjetojnë keq.”-tha Pipero.