“Na fal o At!”, Sejko-Fishtës: Rregulluam shtëpitë e atij që i këndoi partisë, tënden e lamë në harresë

864

Genc Sejko, i cili njihet ndryshe si “njeriu meme”, ka reaguar pas shpalljes së shtëpisë së shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare në Tiranë, si muze.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa publikon fotot nga shtëpia Muze e Ismail Kadaresë, vetë shkrimtarit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, i kërkon falje kolosit të letrave shqipe, At Gjergj Fishta, shtëpia e të cilit ndodhet në kushte të mjerueshme dhe në prag të shembjes.

Sejko ka sulmuar autoritetet lidhur me restaurimin e dy banesave të Ismail Kadaresë, që sipas tij i ka ‘kënduar’ komunizmit, por shtëpinë e At Gjergj Fishtës e kanë lënë në harresë.

“Na fal o At!

Eshtrat t’i mori Kiri ndërsa shtëpinë po ta prishim ne. Por fajin e ke vetë. Çfarë të mire të sollën ato vargje që shkruajte për Shqipërinë?! Kujt i vlejti lufta jote për atdhe?! A nuk e di ti që ky vend do më shumë servilin?! Dy shtëpi i rregulluam atij që i këndoi gjithë jetën partisë. E shpërblyem me pensione, tituj e ofiqe. E ty të lamë në harresë. Ti biri ynë më i mirë. Na fal o At! Ne nuk të meritojmë”, – shkruan Sejko, ndërsa publikon disa foto.