Përkujtohet sot Dita e Rinisë, 30 vjet nga rënia e komunizmit

354

Shënohet sot 30-vjetori i rrëzimit të komunizmit. Prej vitit 2009, me vendim të Kuvendit të Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe të gjithë rinisë shqiptare.

Ishte data 8 dhjetor e vitit 1990 kur një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë nismëtarë dhe protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën pluralizimin, rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Me shprehjen, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës, integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Ende sot e kësaj dite shumë prej këtyre gjërave nuk janë kristalizuar ende.