Makina përplas këmbësorin dhe largohet nga vendngjarja

563

Një person ka humbur jetën pasi është aksidentuar për vdekje në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatin Labinot Fushë.
Policia e Elbasanit njoftoi se viktimë nga aksidenti ka mbetur shtetasi I.B., 74 vjeç, banues në fshatin Labinot Fushë.
Policia tha se po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit si edhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili u largua nga vendngjarja.