Presidenca njoftim pas takimit të Metës me Komisionin e Jashtëm

529

Presidenca ka dhënë detaje përmes një njoftimi për shtyp lidhur me takimin që u zhvillua në Presidencë mes kreut të shtetit, Ilir Meta dhe deputetëve anëtarë të Komisionit të Jashtëm për çështjen e “detit”.
Njoftimi i Presidencës
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta zhvilloi sot një takim me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, për marrëveshjen e detit me Greqinë.
Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve dhe të fqinjësisë së mirë me Greqinë dhe informoi deputetët me qëndrimin e tij ndaj kësaj çështjeje duke nënvizuar se për arritjen e një marrëveshjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, kërkohet bashkëpunim dhe seriozitet nga të gjitha institucionet.
Presidenti Meta vlerëson frymën bashkëpunuese dhe konstruktive, që karakterizoi bashkëbisedimin me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme.