Dopingu, Romela Begaj pozitive edhe në testin B

430
Romela Begaj ka rezultuar pozitive edhe në testin e dytë për doping. Testi B konfirmoi rezultatin e Testit A, e tashmë jo vetëm sportistja, por e gjithë peshëngritja shqiptare rrezikon një dënim të rëndë.
Romela Begaj u shpall nënkampione bote në kategorinë deri në 69 kg, në kampionatin botëror të zhvilluar në Anaheim të Shteteve të Bashkuara. Por pas kryerjes së testit të parë ajo rezultoi pozitive për përdorimin e substancës së stanazololit, e ndaluar nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes.

Kjo nuk është hera e parë që Begaj rezulton pozitive me substancën e stanazololit. Ajo ka rezultuar pozotive edhe në testet antidoping të vitit 2014, pas Botërorit të Kazakistanit.
Në Botërorin e Anaheimit, Romela Begaj shënoi rezultatin më të mirë në karrierën e saj, pasi fitoi medaljen e artë në shkëputje dhe të argjendtën në dygarësh.