Apple hap “krahun”, ja se kush është kompania që shet më tepër telefona në botë

961

Apple nuk është më në krye të listës botërore te shitjes se telefonave. Raporti më i fundit i botuar nga Newzoo, bën të ditur se kompania e famshme amerikane ka zbritur në vendin e dytë duke I hapur krahun gjigandit koreano-jugor Samsung.

Sipas këtij raporti në muajin qershor të këtij viti ishin në qarkullim 3.6 miliard telefon aktiv në përdorim në të gjithë botën. Firma më popullore në botë për telefon ishte Samsung, me 893 milionë pajisje aktive dhe një pjesë të tregut prej 27%. Apple ishte në vend të dytë, me një pjesë tregu prej 24%. Avantazhi i Samsung është kryesisht për shkak të përzgjedhjes së pajisjeve të lira të kompanisë, të cilat janë të përshtatshme në tregjet në zhvillim si India.”

Megjithatë kompania Neëzoo që përgatiti këtë raport bëri të ditur se edhe kompanitë e tjera të telefonave kryesisht kinez si Xiaomi dhe Huawei po rriten në mënyrë të shpejte duke kërcënuar dy kompanitë tradicionalisht dominuese të tregurt në vitet e fundit.

Duhet thene që kompania amerikanë APPLE pak ditë më parë ka prezantuar tre smartphone të rinjë, iPhone XR, IPhone XS dhe iPhone XS Max duke vijuar konkurencen e madhe me Samsung.