Kastro Zizo tregon si qëndron e vërteta e kancerit.

445

Kastro Zizo njihet për natyrën e tij provokuese dhe dy ditë më parë një deklaratë e tij shkaktoi shumë bujë në media e rrjete sociale. Artisti i njohur publikoi në Instagram një foto në të cilën shihej pranë maces së tij dhe bashkëngjitur saj shkruante Jemi të dy me kancer.

Kjo deklaratë e artistit u kthye në lajm dhe disa prej fansave u prekën. Dy ditë Kastro qëndroi në heshtje, derisa ditën e sotme vendosi të shpjegonte gjithçka. Ai ka bërë një postim në Instastory, përmes së cilës tregoi se nuk është më kancer dhe se e gjitha ka qenë një lojë.

Një kundërpërgjigje ndaj atyre që më donin vërtet me kancer, një emër që duhet respektuar para se të më bësh shok me të. E gjitha ishte një lojë fënde ndaj racës së keqe që po rritet, ka shkruar artisti. Në fund ai ka shtuar Jam shëndoshë e mirë miq. Ju dua.