Moti i keq në fundjavë, paralajmërohen për përmbytje 5 prefektura në vend

69

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) u ka dërguar një shkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër për t’i paralajmëruar se në veriperëndim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu.

Zonat që rrezikojnë të preken më shumë, sipas IGJEUM, janë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe dhe Kruja. Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim lexohet në shkresë.

AKMC u bën apel prefekturave për masa të menjëhershme parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale: Vlerësoni zonat më të rrezikuara nga përmbytja, merrni masa për popullsinë.

Njoftoni popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje. Pushteti vendor të përcaktojë vendet e parrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku