Ilda Bejleri sqaron nga i vijnë të ardhurat për jetën luksoze.

379

Ilda Bejleri ka udhëtuar pak orë më parë me avion privat drejt ishullit Mykonos në Greqi dhe, momente nga udhëtimi dhe qëndrimi atje i ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Gazetarja sportive ka pasur edhe një komunikim me ndjekësit e saj dhe i është përgjigjur disa pyetjeve që i kanë bërë ata në Story, ndër të cilat ra në sy njëra prej tyre.

Si arrin të blesh Rolex me rrogë gazetarie e pyet një ndjekës duke e bërë Bejlerin t’i përgjigjet dhe të shpjegohet për herë të parë.

Mbi një foto me bikini ndërsa në duar mban orën Rolex dhe një byzylyk Cartier, mjaftueshëm të shtrenjtë, 29 vjeçarja ka sqaruar kështu se nga i vijnë të ardhurat për jetën luksoze që bën.

Fakti që jam gazetare dhe padiskutim që paguhem shumë mirë nuk do të thotë se nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje ‘mtironce shumë e njohur e me tradita, shkruan Ilda.