Raporti i Kontrollit të Narkotikëve: Shqipëria furnizuesi kryesor me kanabis i vendeve Europiane

514

Bordi Ndërkombëtar i Kontrollit të Narkotikëve ka  publikuar sot  raportin për vitin 2017, i cili tregon përdorimin e lëndëve narkotike dhe përbërësit kimikë të përdorur në prodhimin e paligjshëm
Në këtë raport në shumë paragraf të tij është përmendur dhe Shqipëria , e cila quhet si një vend i prodhimit të kanabisit dhe furnizuese kryesore e tregut Evropian.
Në një prej paragrafëve për Shqipërinë thuhet se grupet kriminale, bashkëpunojnë fort me grupet kriminale në Greqi, Itali, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Turqia.
Më tej thuhet se e ashtuquajtura rruga e Ballkanit dominon Lindjen. Në rrugën e Ballkanit, drogat trafikohen nga prodhimi i tyre origjinal në vende të ndryshme si  Afganistan, Pakistani dhe Republika Islamike e Iranit, të cilat kalojnë tranzit përmes Turqisë dhe Ballkanit drejt Europës Perëndimore. Rruga e Ballkanit vazhdimisht ka zhvendosur degët, por rrjedha kryesore kalon Bullgaria, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia dhe Austri, ndërkohë që një degë më e vogël kalon përmes ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Kosova për magazinim dhe ripaketim. Në drejtim të kundërt, drogat sintetike janë kontrabanduar nga Evropa Perëndimore. Grupet shqiptare kriminale bashkëpunojnë ngushtë me grupet kriminale në Greqi, Itali, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Turqi.
Në këtë raport në një prej paragrafëve thuhet se  Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit, i cili trafikohet për në Bashkimin Evropian. Në vitin 2016 thuhet më tej se  kultivimi i brendshëm i kanabisit ishte dhe në vende të tjera në Evropë, por Shqipëria sërish ishte vendi kryesor.
“Në Shqipëri, gjatë vitit 2016 gjendja e kanabisit ishte karakterizuar nga një rritje e zonave të kultivuara, të lidhura me një zgjerim të trafikut detar, por pati rrugë dhe përpjekje për trafikun e drogës nëpërmjet rrugëve ajrore. Në vitin 2016, për shkak të furnizimit në rritje, çmimi i shitjes me pakicë të kanabisit në Shqipëri ka rënë në një nivel prej 100-400 euro për kg”, theksohet më tej në raport.
Raporti  për drogën flet dhe për sekuestrimet e kanabisit përgjatë viteve, ku shtohet se  sekuestrimet e kanabisit në Shqipëri u rritën me 164% nga 2015 në 2016, duke arritur në një total prej 30 ton në vitin 2016, krahasuar me 11.3 ton të konfiskuara në 2015. Për të njëjtën periudhë, çmimi i kanabisit u zvogëlua, nga 600 në 300 euro për kg në 2015 në 100-400 euro për kg në 2016.
Por në raport një pjesë  e tij flet dhe për drogat e tjera të forta si heroina.
“Trafikimi i heroinës kryesisht përdor transportin rrugor për tu transportuar në tregjet perëndimore, duke përdorur kamionë, autobusë dhe automjete private. Greqia dhe Italia janë destinacionet kryesore për heroinën e trafikuar. Gjithnjë e më shumë, disa prej sasive të heroinës së trafikuar kanë kaluar nga Shqipëria, vend në të ciln ka një konsum të konsiderueshëm. Sipas statistikave, konfiskimet e heroinës në vitin 2016 tregojnë një rritje në sasinë e heroinës së sekuestruar në 57.3 kg (një rritje krahasuar me 36.7 kg në 2015).
Çmimet me shumicë dhe çmimet e shitjes me pakicë kanë mbetur pothuajse identike me vitin paraprak. Çmimi për 1 kg heroinë shkon nga 16,000 euro në 18,000 euro. Në vitin 2016, në nivelin e rrugës, çmimi mesatar për 1 gram heroinë ishte 22 euro. Pastërtia e heroinës në nivelin e rrugës shkonte midis 1 dhe 15 për qind”, shtohet më tej në raportin për përdorimin e drogave.