Sazan Guri zë ngushtë mjekun Pëllumb Pipero.

411

Ambientalisti Sazan Guri i ka bërë një pyetje që e ka zënë paksa ngushtë mjekun e njohur Pëllumb Pipero. Të dy kanë qenë të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Zonë e Lirë.

I pyetur nga Sazan Guri nëse besonte realisht te mbajtja e maskës, Pipero u shpreh jo vetëm besoj por në rradhë të parë ua këshilloj juve. Maska jep një mbrojtje deri në 90 e ca perqind. Jo vetëm që parandalon hapjen e spërklave të pështymës por parandalon dhe spërklat e të tjerëve për ti marr neve.

Pse kryeministri nuk mban maskë? Për të gjithë këta apo mos kanë ndonjë ilaç, e pyeti sërish ambientalisti Guri Piperon. Unë ua këshilloj dhe atyre ta mbajnë maskën. Në ato dalje televizive kryesisht e kam parë me maskë u përgjigj mjeku.