Si do të jete moti dhe temperaturat sot dhe të dielën?

646

Fundjava është gjithnjë një mundësi për tu clolodhur dhe për të hedhur tej stresin e një jave të ngarkuar në punë. Por moti është I rëndësishëm për një fundjave të bukur e relaksuese. Por si do të jetë koha këtë fundjave?

Moti i kthjellët dominon bregdetin dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten zonat malore verilindore-juglindore. Orët e pasdites duke përfshirë dhe natën mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë. Ato do të luhaten në ekstremumet termike nga 6 në 28°C.

Era do fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi lindor-juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët

E tillë do të jetë e shtuna por edhe e diela.